Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Osmani takon Anton Hofrajterin dhe Tereza Ribeiron

Berlin, 13 shtator – Gjermania është partneri kryesor politik i Maqedonisë së Veriut, i cili edhe më tej do të na mbështesë në përpjekjet për reforma, të cilat i ndërmarrin Institucionet në vendin tonë me qëllim të progresit të shpejtë gjatë negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, konstatuan në takimin e sotëm ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe kryesuesi i Komitetit për Bashkimin Evropian në Bundestagun gjerman, Anton Hofrajter.

Hofreiter e përsëriti përkushtimin se Gjermania do të vazhdojë edhe në të ardhmen me të gjithë kapacitetin e saj politik dhe institucional ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE.

Çështjet politike, ato të sigurisë, dhe sfidat ekonomike me të cilat përballet kontinenti evropian për shkak të invazionit rus ndaj Ukrainës, gjithashtu ishin temë e bisedës ndërmjet dy bashkëbiseduesve, të cilët theksuan rëndësinë e përgjigje të përbashkët për ruajtjen e sigurisë dhe qëndrueshmërinë evropiane dhe globale, kumtoi MPJ.

Osmani gjithashtu ka realizuar takim edhe me përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, Tereza Ribeiro.

Në takim u shkëmbyen mendime për situatën lidhur me lirinë e medias në rajonin e OSBE-së. Njëherazi u konstatua se agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës ka implikime serioze mbi lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në të gjithë rajonin e OSBE-së.

“Politikat që dalin nga dimensioni njerëzor i OSBE-së, sot kanë rëndësi të jashtëzakonshme, në dritën e luftës së vazhdueshme për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”-theksoi Osmani në takim.

Osmani shprehu përkrahje të pahamendshme për aktivitetet që promovojnë lirinë e shprehjes dhe gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të rrethit mediatik dhe kushteve të punës së gazetarëve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.