Shkup, 9 shtator – Për shkak të defektit të tubave të ujësjellësit f-80 mm në rrugën “Tomas Mintser” nr.16 në lagjen Hipodorm, sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për përdoruesit e rrugës “Tomas Mintser”, “Todor Çopov” dhe “Sava Mihajllov”.
NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup njofton se ndërprerja e furnizimiz me ujë do të jetë nga ora 10:30 deri në përfundim të aktiviteteve të punës.