Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Pacientët me leukemi një muaj e gjysmë pa terapi

Shkup, 22 Shtator – Pacientët që marrin terapi për leukemi, ankohen se më shumë se një muaj nuk kanë terapi shkaku i vonesës në furnizimin e barnave nga ana e institucioneve kompetente. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, thotë se ministria po bën përpjekje për ta siguruar terapinë e nevojshme.

“Tashmë një muaj e gjysmë s’kam barna, nuk i marr, nuk isha në kontroll, e as nuk dua të shkoj. Në proces është-thonë, kishte tender të shpallur përmes Klinikës. Thanë se është publikuar dhe ishim në kontakt me ministrin e Shëndetësisë dhe Pepko Levi, të cilit i ishte thënë se brenda dy-tre javëve do të sigurohen ilaçet dhe gjithçka do të jetë në rregull. Tash, do të shohim a do të bëhet ose jo“, deklaroi pacienti me leukemi.

“Për shkak se bëhet fjalë për barna të shtrenjta, buxheti planifikohet në nivel vjetor duke u bazuar në dy apo tre vitet e kaluara. Kemi periudhë kur kemi pacientë të rinj që i përfshijmë me këtë trajtim, megjithatë sasitë harxhohen para kohe. Të njëjtën pyetje ma e parashtruan disa herë se pse procedura për furnizim publik zgjat kaq gjatë dhe nëse e njëjta mund të shkurtohet. Unë dëshiroj të jetë kështu, megjithatë nuk bëhet fjalë vetëm për kompetencat e Ministrisë së shëndetësisë për këtë procedurë për kohëzgjatjen e furnizimit të ilaçit të ri përkatësisht për mungesën e barnave në disa institucione”, theksoi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.