Thursday, November 30, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Pajtim Kasami, në prag të transferimit te Sampdoria?

Mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami është para një transferimi në Italia te skuadra e njohur, Sampdoria, e cila këtë sezon luan në Serie B.  31-vjeçari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut është në kërkim të një sfide të re në karrierë.

Ish-lojtari i kombëtares zvicerane (12 ndeshje ndërkombëtare, dy gola) së fundmi ka qenë aktiv në Olimpiakos, por aktualisht është pa klub. Sipas gazetarit italian të Sky, Xhianluka Di Marzio, Kasami ka ngjall interesin e klubit Sampdoria dhe madje ka qenë tashmë në stërvitje duke u testuar.

Skuadra e cila vitin e kaluar që ka rënë nga Serie A synon të ngjitet direkt sërish nën drejtimin e trajnerit të ri Andrea Pirlo. Është e mundur që Sampdoria së shpejti do të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen aktive të Kasamit, pasi djaloshi shqiptar mund të luajë disa pozita.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss