Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Paoluçi: Maqedonia e Veriut të vazhdojë me ndërtimin e baferëve fiskalë

Shkup, 25 janar – Në portfolion aktive të Maqedonisë së Veriut të cilën jam duke e drejtuar tani, nuk ka raste të korrupsionit dhe keqpërdorimit të mjeteve financiare, tha sot drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend, Masimiliano Paoluçi.

Siç potencoi Paoluçi, mjetet zbatohen sipas rregullave për furnizime publike të Bankës Botërore, që janë harmonizuar me parimet për efikasitet, efektivitet, transparencë dhe llogaridhënie.

“Kur një vend realizon hua nga Banka Botërore, kjo bëhet sipas rregullave për furnizim dhe rregullativave që kanë për qëllim shmangien e rasteve të korrupsionit, keqpërdorimin dhe çfarëdo lloj prishjeje të përdorimit të rregullt të mjeteve për qëllime përkatëse. Nëse ekzistojnë ca zëra të caktuar për korrupsion, atëherë ka procese interne të cilat shqyrtojnë nëse zërat janë të mbështetura me fakte. Nëse faktet konfirmohen, ekzistojnë disa procedura të caktuara për publikimin e një furnizimi jo të rregullt dhe i gjithë vendi të thirret në përgjegjësi. Në rastin me Maqedoninë e Veriut, në portfolion aktive të cilën jemi duke udhëhequr tani, raste të tilla nuk ka”, nënvizoi Paoluçi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjeve për projektin për ndërtimin e institucioneve llogaridhënëse për menaxhim me financat publike.

Ai porositi edhe se vendi duhet të vazhdojë me ndërtimin e baferëve fiskalë (rezervave fiskale).

“Për Maqedoninë e Veriut shumë shpesh dëshirojmë t’i shohim përqindjet e mundshme për të vlerësuar se çfarë bën ose nuk bën vendi mirë në pikëpamje të rritjes. Por, duhet ta kemi parasysh edhe se kur i mbledhim këto informacione. Realiteti i këtyre ditëve karakterizohet me nivel të madh ndryshimesh. Që kur janë publikuar të dhënat, situata mund ose të përmirësohet ose të investohet në afat prej disa ditësh. Duke e pasur parasysh këtë, poenta kryesore për Maqedoninë e Veriut është të vazhdojë me ndërtimin e rezervave fiskale të cilat janë thelbësore që t’i kalojë pasojat që mund të materializohen në çfarëdo momenti. Një prej tregimeve për këtë vend është menaxhimi i krizës. Ata të cilët i kishin nevojat më të mëdha, popullata më e cenueshme dhe aktivitetet ekonomike me të vërtetë u mbështetën përmes injektimit të resurseve buxhetore që nuk do të ishte e mundur në qoftë se nuk do të ishin baferët”, potencoi Paoluçi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss