Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Paparaci njohur habit me deklaratën e tij: Gerard Pique u pendua dhe i kërkoi Shakirës një shans të dytë!

Vargjet e këngës së fundit të Shakirës “unë me ty nuk kthehem, as nëse qan apo më lutesh”  duket se i përkasin realitetit të marrëdhënies së saj me ish-partnerin Gerard Pique.

Mediat Spanjolle bëjnë të ditur se futbollisti ka kërkuar ribashkimin me këngëtaren kolumbiane, por nuk pati sukses.

Paparaci i njohur spanjoll Zhordi Martin, ka konfirmuar se gjithçka ka ndodhur vitin e kaluar. “Njerëzit pranë Shakirës më tregojnë që në prillin e kaluar ata kishin ndërprerë marrëdhënien e tyre. Një muaj më vonë, ai u pendua dhe u kthye në shtëpi, por nuk pati rezultat dhe aty e vendosën që të mbyllnin përfundimisht gjithçka. Por Clara ekzistonte në atë kohë”, tha paparaci.

Sipas tij, Shakira i kishte falur disa herë tradhtitë Pike gjatë viteve, por në këtë herë ajo kishte vendosur që të mos i jepte një tjetër mundësi. “Ajo e kuptoi që Clara Chia nuk ishte si të tjerat”.

Por paparaci i njohur insiston se Pique dhe e dashura e tij janë më të bashkuar se kurrë, edhe pse flitej për një krizë mes tyre, sidomos pas këngës ‘thumbuese’ të Shakirës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss