Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Para Kuvendit përfundoi marshi protestues kundër propozimit francez

Shkup, 13 korrik – Jo për propozimin francez dhe për ultimatume, jo për ndryshim të historisë dhe të librave shkollorë, janë disa nga porositë nga marshi protestues nën moton “Ultimatum, jo faleminderit” që përfundoi sonte para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Para Parlamentit disa nga pjesëmarrësit në protestë vendosën tenda dhe paralajmëruan se aty do ta kalojnë natën.

Protesta filloi para Qeverisë, vazhdoi drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas çka pjesëmarrësit në protestë u nisën drejt Parlamentit.

“Jo, jo, jo… Të lirë e duam, nuk duam protektorate. Jo për propozimin francez. Këto janë çaste historike, luftojmë për shtetin tonë. ne jemi maqedonas krenarë dhe ashtu do të mbetet. Dorëheqje të Qeverisë”, porositën qytetarët të cilët morën pjesë në protestë.

U bënë thirrje të gjithë të rinjve t’iu bashkangjiten protestave dhe porositën se të rinjtë nuk do të qëndrojnë dhe të jenë, siç thanë”, vëzhgues memecë.

“Do të jemi të kyçur në mënyrë aktive, t’i themi JO propozimit francez. ne të rinjtë do të jemi prijës të këtyre proceseve”, porositën në protestën e sotme.

Në marshin protestues ishin edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe anëtarë të kësaj partie.

Nesër, siç u paralajmërua sonte, protesta do të mbahet në orën 13:30, para fillimit të mbledhjes së Kuvendit, ku do të diskutohet për Informatën për përmbajtjen e Propozim kornizës negociuese.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.