Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Paralajmërohet investim 186 milion euro në Kodrën e Diellit

Shkup, 25 nëntor – Drejtori i ELEM Turs, Adem Avziu ka njoftuar se “TechnoAlpin” do të jetë investitori strategjik në Ski-Qendrën “Kodra e Diellit”. Avziu bëri të ditur se kompania parasheh investime prej 186 milionë eurove, që do të nisin që nga viti 2023.

“Jashtëzakonisht i lumtur që TechnoAlpin, si një lider botëror për prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale për vendskijime dhe si ekspert i mirënjohur në planifikimin dhe projektimin e terreneve dhe zonave të skijimit në resorte të ndryshme botërore, më në fund ka marrë statusin e investitorit strategjik me një plan ambicioz zhvillimi të Ski-Qendrës “Kodra e Diellit” për të modernizuar zonën aktuale të skijimit dhe për të optimizimuar infrastrukturën parësore të nevojshme për zhvillimin e Kodrës së Diellit. Bëhet fjalë për investim total prej 186 milionë euro, që do të realizohet në 6 faza investimi, duke filluar nga viti 2023”, thotë Avziu.

Në fazën e parë të investimit, që do të implementohet në periudhën 2023-2028 me një shumë investimi prej 55,117,000.00 euro, do të realizohet:

Investim në vendosjen e dy teleferikëve të rinj me 6/8 ulëse
Dy shtigje të reja skijimi
Instalim i sistemeve për borë artificiale
Adventure Park, kënd lojërash, hapësirë për rekreacion dhe relaksim
Parking i ri i asfaltuar me hapësirë për parkim të 600 veturave
Ndërtimin e rrugëve të reja qasëse
Ndërtimi i dy hoteleve të reja, të kategorisë me 4*
Investim në dy mjete të reja për rregullimin e shtigjeve të skijimit

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, tha se ky është një projekt i madh investimi që është rezultat i përpjekjeve për të mbrojtur vlerat natyrore në mënyrë që përveç mbrojtjes maksimale, të ofrojë kushte për zhvillim social-ekonomik dhe mundësi që bukuritë tona natyrore të jenë tërheqëse, evropiane dhe të tërheqin turistë nga e gjithë bota, për t’i sjellë të ardhura shtetit, ndërsa për qytetarët të hapin vende të reja pune dhe mundësi të reja ekonomike.

Ai tregon se ka një ofertues serioz për zhvillimin e ski-qendrës Kodra e Diellit.

“Tani mund të ndajmë informacionin se kemi marrë një ofertë serioze nga kompania e njohur evropiane nga Tiroli i Jugut, “TehnoAlpin”, e cila është lider botëror në prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale, një ekspert i njohur në projektimin e fushave dhe terreneve të skijimit dhe me përvojë 30 vjeçare, 16 filiale në mbarë botën dhe 600 punonjës. Kjo kompani, pas hulumtimit ofroi një plan ambicioz për zhvillimin, inovacionin dhe rritjen e qendrës së skijimit Kodra e Diellit që karakterizohet nga modernizimi i zonës ekzistuese të skijimit dhe zgjerimi i saj territorial, përmirësimi i infrastrukturës parësore të nevojshme për zhvillimin e zonës, me përmirësimin sasior dhe cilësor të aktivitetit akomodues turistik, me përfshirjen e kapaciteteve të reja për përshtatjen e ofertës turistike me kërkesat aktuale të tregut turistik dhe zgjerimin e tij”, thotë Nuredini.

Bëhet fjalë për një partneritet strategjik me qendrën e skijimit Kodra e Diellit me një projekt ambicioz, vlera totale e të cilit është 186 milionë euro dhe që përfshin rinovimin e objekteve ekzistuese, instalimin e sistemit të borës artificiale, zgjerimin e zonës ekzistuese të skijimit me objekte dhe shtigje të reja, rinovim dhe zgjerimi i hoteleve, ndërtimi i objekteve të reja hotelierike, ndërtimi i parkingjeve të asfaltuara, shtigjeve për biçikleta dhe krijimi i aktiviteteve të reja rekreative, me të cilat kjo qendër do të ketë mundësinë të llogaritet ndër qendrat më moderne evropiane dimërore.

“Investimi duhet të realizohet duke filluar nga viti 2023 dhe do të realizohet në 6 faza investimi, e para prej të cilave kap shumën rreth 55 milionë euro”, theksoi Nuredini.

Duke u nisur nga fakti se turizmi në malet e Maqedonisë, edhe pse ka një trend pozitiv, ka nevojë të madhe për një rinovim masiv të objekteve ekzistuese për të përmbushur standardet aktuale të cilësisë që kërkon tregu, ndërsa mosinvestimi afatgjatë solli një vonesë serioze dhe jo shfrytëzimin e mundësive dhe kapaciteteve për zhvillimin e turizmit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.