Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Parashtrohet kallëzim penal për “keqpërdorim të pozicionit zyrtar dhe autorizimit”

Shkup, 18 nëntor – Njësiti për Kriminalitet Financiar pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departamentin për Agjësimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit parashtroi kallëzim penal kundër V.C. (44) nga Koçani, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se nga pozicioni i u.d. kryetar të trupit të themeluar nga Qeveria e RMV-së, në periudhën nga viti 2021 deri më 15.03.2022 ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozicionit zyrtar dhe autorizimit” sipas nenit 353 paragrafi 5 në lidhje me nenin 45 “vepër penale në vazhdim”, e paraparë dhe e dënueshme në Kodin Penal.

Për veten dhe persona tjerë, në dëm të Buxhetit të trupit në mënyrë të kundërligjshme ka fituar dobi materiale në vlerë të përgjithshme prej 4.656.876 denarë (75.722 euro).

Siç citohet në kumtesën e MPB-së, i denoncuari, si person i emëruar nga Qeveria në pozicionin e lartëpërmendur për periudhën nga data 24.07.2019 deri më 15.03.2022, ka kryer veprat penale duke shfrytëzuar pozicionin e tij zyrtar dhe duke i tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tij, gjatë së cilës ka vepruar në kundërshtim me dispoziatat e Ligjit për prokurim publik, Ligjit për parandalimin e korrupsionit, Ligjit për revizion dhe konflikt të interesit, Statutit të trupit, si dhe në kundërshtim me Ligjin për transformimin në marrëdhënie të rregullt të punës.

Në të vërtetë, gjatë vitit 2021, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për prokurim publik, i denoncuari ka realizuar procedurë për prokurime publike të cilin ka qenë i obliguar ta zbatojë, nga disa operatorë ekonomik është furnizuar me mallra dhe shërbime në shumë të përgjithshme prej 2.272.648 denarë (36.954 euro), furnizime të cilat e tejkalojnë shumën ligjore të lejuar prej 12.000 eurove për vitin aktual për prokurime publike pa procedurë të zbatuar, kurse në vitin 2022 ka vazhduar me veprimet dhe është furnizuar me mallra nga disa operatorë me shumë të përgjithshme 430.515 denarë (7.000 euro) për të cilat ekziston dyshim i bazuar se nuk ka arsyetim real për prokurimin e të njëjtave për nevojën e këtij trupi.

Poashtu, sipas MPB-së, ai i ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tija zyrtare, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, në kundërshtim me Statutin e trupit dhe në kundërshtim me Ligjin për revizion, kështu pa Vendim për nevojën e angazhimit të personit të jashtëm e sjellur nga ana e Këshillit të trupit, disa herë ka lidhur tri Marrëveshje për angazhimin e këshilltarit të jashtëm për qëllime speciale në trup me D.T., e cila ka qenë bashkëshorte e tij e pakurorëzuar, pa kompensim të paraparë për person të angazhuar. Gjatë kësaj, marrëveshjet janë shfrytëzuar edhe për udhëtime të përbashkëta, mëditje dhe harxhime jashtë vendit, nga llogaria e trupit pa bazë dhe në mënyrë kundërligjore janë paguar mjete në të holla në shumë të përgjithshme prej 93.800 denarëve (1.525 euro).

Në të njëjtën mënyrë, pa Vendim paraprak për angazhim të personave nga jashtë për nevojat e trupit, në kundërshtim me Ligjin për revizion si dhe të Ligjit për transformim në marrëdhënie të rregullt të punës, i denoncuari ka lidhur edhe 18 Marrëveshje për angazhimin e personave të jashtëm në baza të ndryshme, për shërbime për të cilat në pajtim me Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës dhe Listës së të punësuarve në shërbimin profesional të trupit pa nevojë dhe pa bazë janë paguar mjete në të holla në shumë të përgjithshme prej 1.803.237 denarëve (29.321 euro).

Në mënyrë plotësueese, i denoncuari, duke vepruar në kundërshtim me Statutin e trupit dhe në kundërshtim me Ligjin për revizion, paraprakisht pa Vendim në mbledhje të mbajtur të trupit, është furnizuar me soutfer aplikativ nga subjekt juridik edhe pse ka pasur Marrëveshje të nënshkruar me subjekt tjetër juridik, marrëveshje e cila ka qenë në fuqi, subjekt juridik nga i cili janë furnizuar me zgjidhje aplikative dhe soutferike për nevojat e trupit. Me tejkalimin e këtillë të kufijve të autorizimeve të tija zyrtare i denoncuari në mënyrë plotësuese i ka shkaktuar dëm të mjeteve në pronë të trupit në shumë të përgjithshme prej 56.640 denarë (921 euro).

Me veprimet inkriminuese të lartëpërmendura, i denoncuari ka vepruar jashtë kufijve të autorizimeve të tija zyrtare me të cilat ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozicionit zyrtar dhe autorizimit” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 353 paragrafi 5 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal dhe me këtë ka mundësuar për veten e tij dhe për persona tjerë, në dëm të Buxhetit të trupit, të fitojnë dobi në mënyrë kundërligjore në vlerë të përgjithshme prej 4.656.876 denarë (75.722 euro).

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.