Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Partitë shqiptare, pozitë e opozitë të bëhen bashkë për Këshillin e Tetovës

Shkruan, Bexhet Musliu – Drejtor i Agjencisë Zhurnal

Shkup, 6 gusht – Beteja për Këshillin e komunës së Tetovës përmes zgjedhjeve të parakohshme tashmë ka filluar dhe lufta po bëhet mes shumë partive politike dhe listave me kandidat të pavarur. Garës për këto zgjedhje i kanë hyrë shumë personalitete të njohura e të panjohura e mes tyre edhe shumë të rinj.

Po sa ia vlen përçarja e partive shqiptare të bëjnë luftë për numrat e këshilltarëve në këshillin e komunës së Tetovës, e nga ana tjetër të përfitojnë partitë Maqedonase?

Duket se beteja kryesore në këtë rast bëhet mes partive shqiptare derisa përfituese janë pikërisht partitë Maqedonase të cilat shfrytëzojnë secili rast.

E në anën tjetër përderisa po përçahen votat e shqiptarëve, VMRO DPMNE-ja tejmase është mobilizuar për të fituar një numër të madh të këshilltarëve në komunë e Tetovës, e që nesër do të pengojnë shumë projekte që kanë të bëjnë pikërisht për qytetarët e kësaj komune dhe mbarë rajonin e Pollogut.

VMRO DPMNE ka paralajmëruar se do të bllokojë ndryshimin e emrave të rrugëve, shkollave e shumë iniciativa të tjera të cilat me shekuj e vite mbajnë emra sllav e që në fakt duhet të kthehen në emra të shqiptarëve të shquar që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për këtë vend.

Përse Aleanca për Shqiptarët nuk bëri koalicion me Lëvizjen Besa?

Edhe pse ishte paralajmëruar një bashkëpunim i tillë duket se nuk ndodhi edhe pse kishte shkëndija bashkëpunimi mes Selës dhe Kasamit por me kalimin e kohës këto shkëndija u shuan shumë shpejtë, andaj edhe nuk ndodhi bashkëpunimi në këto zgjedhje.

Sipas informacioneve të cilat qëndrojnë, Lëvizja Besa i ka ofruar Ziadin Selës dhe ASH-së koalicion si në vijim:

  • Listë të përbashkët të këshilltarëve
  • Si dhe 50=50% menaxhimin e komunës, duke i ofruar 50% nga drejtorit e komunës por që në fakt Sela
    dhe partia e tij e ka refuzuar këtë ofertë.

Lind pyetja në këtë rast se pse ka refuzuar Sela këtë ofertë dhe a mos vallë i lejohet tereni VMRO DPMNE-së?

Nga gjithë këto ngjarje që po shohim, lexojmë dhe dëgjojmë mbetet vetëm të bëhet apel që të gjitha partitë shqiptare të bëhen bashkë për të mirën e shqiptarëve, për qytetarët e Tetovës, pavarësisht interesave të subjekteve politike dhe interesave personale, të mendojnë një herë e përgjithmonë për qytetarët tetovar.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.