Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Pas debatit, gruaja në park i vë flakën me benzinë e çakmak një burri

Një veprim tronditës i kryer nga një grua në drejtim të një burri është filmuar nga kamerat e CCTV. Ngjarja ka ndodhur në Kaliforni dhe 48-vjeçarja Patricia Castillo, e lyen me benzinë ​​një burrë në një park dhe i vë flakën duke i hedhur një çakmak.
Ajo u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e saj 43-vjeçar, Leonard Hawkins, i cili akuzohet se i kishte siguruar benzinën.
Oficerët e Departamentit të Policisë Sanger u thirrën në park dhe e gjetën burrin me djegie të rënda në gjysmën e sipërme të trupit.

Në videon e sulmit, Castillo mund të shihet teksa i afrohet burrit ndërsa ai tenton ta shmangë dhe më pas hedh benzinë ​​mbi të. Dyshja më pas shihen duke debatuar, me Castillo që shihet duke nxjerrë një çakmak nga xhepi.

Burri shihet duke u larguar prej saj, por pak çaste më vonë Castillo e vendos çakmakun pranë këmishës së tij dhe ai përfshihet menjëherë nga flakët. Është e paqartë nëse Castillo e njihte apo jo viktimën e ngjarjes së rëndë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.