Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Pastrohet dhe lyhen muret pas shpërthimit të zjarrit në spital

Shkup, 11 Shtator – Në këtë mënyrë po pastrohet dhe lyhen muret pas shpërthimit të një zjarri në Repartin Torakal në spitalin shtetëror Nënë Tereza.  Drejtori i kësaj Klinike Nexhati Jakupi thotë që kanë intervenuar shpejtë me aparatet e kundërzjarrit që kanë qenë të pranishme në repart.

Gazetarja: “Këtu ka shpërthyer zjarri? Po këtu. Si ka ndodhur? Sipas asaj që tregon personeli për një moment ka filluar të tymos llamba elektrike dhe ka krijuar tym te gjitha hapësirat. Menjëherë kanë reaguar, kanë ndërrprerë rrymën dhe kanë marrë paisje për shuarje të zjarrit. Është ndëprerë menjëherë që mos të shpërndahet, deklaron Nexhati Jakupi Drejtor i Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare.

Në këto hapësira ka pasur pesë pacientë të cilët janë evakuar menjëherë dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gazetarja: Si është i regulluar inventari, pasi ka një vit që janë të rinovuara këto hapësira. A është kualitet?

“Unë mendoj se është ndërtuar me të gjitha standardet, kjo hapësirë është rinovuar. Këto hapësira janë të vjetra rreth 70 vite por ne i kemi rindërtuar dhe rinovuar me materiale termostatike që për këtë rast është shumë me rëndësi. Por prap ka ndodhur një fatkeqësi? Mirëpo ka qenë e evituar mundësia për tu zgjeruar”deklaroi për tv KlanM Nexhati Jakupi Drejtor i Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare.

Ndryshe ende nuk dihet se kur do të hapet sërish ky repart, për këtë do të duhet të pritet pëlqim nga Shërbimet e përgjitshme pranë Klinikës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.