Wednesday, September 28, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Patentat shqiptare do njihen në Arabinë Saudite

Procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite tanimë janë përmbyllur.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në njoftim thuhet se pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga Shqipëria, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.