Monday, February 26, 2024
spot_img

Latest Posts

Pece Mircevski zëvendës kryeministër i parë në Qeverinë që do e drejtojë Talat Xhaferi

Shkup, 9 dhjetor – Dje zyrtarisht u bë e qartë se Talat Xhaferi do të jetë kryeministër së paku 100 ditë në qeverinë teknike, ndërsa vendin e tij në Kuvend do ta zë koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.

Në një situatë të tillë, nëse BDI do të kishte kryeministër, është e pasigurt nëse kjo parti do të ketë edhe zëvendëskryeministër të parë, funksion të cilin aktualisht e mban Artan Grubi.

Siç bëjnë të ditur burime nga LSDM, Qeveria teknike do të ketë edhe zëvendëskryeministër të ri të parë dhe me shumë gjasa do të jetë drejtori aktual i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeveri, Pece Mirçevski.

Mirçevski është anëtar shumëvjeçar i LSDM-së, ndërsa nga viti i kaluar ka mbajtur edhe pozitë të lartë partiake, përkatësisht kryetar i Komisionit për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss