Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Pelosi shprehu shqetësimin për shkak të rritjes së tensioneve në Gadishullin Korean

Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Nensi Pelosi, sot nga Seuli ka shprehur shqetësimin për shkak të rritjes së tensioneve në Gadishullin Korean.

“Mënyra në të cilën rriten kërcënimet nga Koreja e Veriut i shqetëson të dyja palët,” theksohet në kumtesën e përbashkët të Pelosit me kryetarin e Parlamentit të Koresë së Jugut, Kim Xhin-pjo, në këtë rast duke aluduar  në programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Në të njëjtën kohë të dy shprehën mbështetje të politikave të Uashingtonit dhe Seulit ndaj Koresë së Veriut.

Përpjekjet për denuklearizim të Koresë së Veriut dhe vendosjen e paqes përmes bashkëpunimit dhe dialogut ndërkombëtar bazohen në një “politikë të fortë dhe intensive parandaluese”, që mbështetet nga opinioni në SHBA dhe Korenë e Jugut.

Me “politikë intensive parandaluese” SHBA-ja nënkupton mbështetje të plotë ushtarake për mbrojtjen e Koresë së Jugut, duke e përfshirë edhe armët bërthamore.

Koreja e Veriut, në kundërshtim me rezolutat e KB-së, disa herë këtë vit ka kryer testime të kapaciteteve të saj bërthamore. Pheniani në të njëjtën kohë e dënon politikën armiqësore të Uashingtonit.

Marrëdhëniet midis dy Koreve, si dhe çështja e Tajvanit janë ndër çështjet më urgjente në skenën politike botërore.

Pelosi në kuadër të turneut të saj aziatik në Seul mbërriti nga Tajvani, një veprim që ka shkaktuar dënim të ashpër nga Kina e cila e konsideron ishullin pjesë të territorit të saj.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.