Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Pendarovski – Auresku: Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është prioritet në sferën e sigurisë për Evropën

Shkup, 14 prill – Posaçërisht sot është evidente se zgjerimi i BE-së  drejt Ballkanit Perëndimor është prioritet në sferën e sigurisë për Evropën, ndërsa përfundimi i projektit evropian është kyç për sigurimin e paqes afatgjate dhe prosperitetit për kontinentin, tha presidenti Stevo Pendarovski në takimin me shefin e diplomacisë rumune, Bogdan Auresku, i cili gjendet për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Në takimin, siç kumtoi Kabineti i presidentit, janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, që karakterizohen me dialog konstruktiv dhe të hapur, të bazuar në miqësi dhe respekt të ndërsjellë, me ç’rast Pendarovski ka shprehur bindje për avancimin e tyre të mëtejshëm, si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Presidenti dërgoi falënderim për përkrahjen e fuqishme rumune, si për dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për dinamizimin e procesit eurointegrues të vendeve nga rajoni. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet i përkushtuar në ralizimin e këtij qëllimi strategjik, edhe krahas sfidave.

Duke ia uruar 15-vjetorin nga anëtarësimi i Rumanisë në BE, Pendarovski vlerësoi se vendi është shembull për fuqinë transformuese që e sjell anëtarësimi në Union.

Pendarovski dhe Auresku kanë biseduar për ngjarjet në rajonin më të gjerë, lidhur me invazioni rus në Ukrainë, implikacionin e tij ndaj sigurisë në fqinjësi, me ç’rast kanë konkluduar se si anëtarë të NATO-s, të dy shtetet demonstrojnë unitet dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski u falënderua për ndihmën rumune gjatë evakuimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Ukraina dhe ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e Rumanisë në përkujdesjen e numrit të madh të refugjatëve, qëndron në kumtesën e Kabinetit të presidentit./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.