Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Pendarovski: Integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE është me rëndësi të veçantë për Evropën

Shkup, 12 shtator – Integrimi i plotë dhe i përshpejtuar i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Evropën, njofton në Fejsbuk presidenti Stevo Pendarovski, i cili po merr pjesë në takimin e liderëve të Procesit Bërdo-Brioni.

“Në këto kohë të vështira kur kontinenti evropian po përballet me sfida të sigurisë dhe krizë ekonomike, duhet të tregojmë unitet dhe të forcojmë bashkëpunimin e ndërsjellë rajonal”, thotë Pendarovski.

Në mbledhjen, që mbahet në Bërdo të Kranjës, marrin pjesë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetari dhe dy anëtarët e Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Në takimin e liderëve diskutohet për temat kryesore aktuale në rajon dhe Evropë, për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, situatën e sigurisë dhe agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe masat dhe mënyrat për t’u marrë me energjetikën dhe krizën ekonomike me të cilën përballemi si pasojë e luftës në Ukrainë.

Procesi Bërdo-Brioni, si nismë e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë, u krijua në vitin 2010, me qëllim përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke zgjidhur çështje të hapura politike dypalëshe dhe rajonale, dhe është një nga iniciativat më të rëndësishme politike në Evropën Juglindore, të cilat i hapën rrugën edhe formimit të Procesit të Berlinit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.