Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Pendarovski: Kjo qasje e Parisit mund të kontribojë në zgjidhje më të shpejtë

Shkup, 1 qershor – Qasja proaktive e presidencës franceze me Bashkimin Evropian është e mirëseardhur për presidentin Stevo Pendarovski, i cili shpreson se do të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes që do ta ndihmonte vendin të fillojë më shpejt negociatat për anëtarësim në BE, thuhet në përgjigjen e Kabinetit të shefit të shtetit për MIA-n lidhur me pyetjen se a është në tryezë propozimi i ri francez për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes.

Më herët gjatë ditës së sotme, Dojçe Vele, duke cituar burime të mirëinformuara në këtë proces, njoftoi se opinioni beson që negociohet sipas propozimit portugez, por se propozimi francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tashmë është në tryezë, kurse këshilltarë nga Ministria e Punëve të Jashtme franceze, më pas këshilltar nga zyra e presidentit francez Emanuel Makron, në të kaluarën janë takuar në Shkup dhe Sofje.

“Republika Franceze, si kryesuese aktuale e BE-së, që nga marrja e presidencës në janar të këtij viti, shpalli angazhimin e intensifikuar për gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, aktivitetet e diplomacisë franceze në gjashtë muajt e fundit, gjegjësisht takimet në nivel politik dhe ekspert, nuk janë një përpjekje e re për përparim, por janë plotësisht në përputhje me prioritetet e deklaruara në lidhje me presidencën e BE-së. Qëllimi i të gjitha aktiviteteve është që të bëhet një hap përpara në dialogun me Bullgarinë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe Këshillit Evropian, të paralajmëruar për javën e fundit të këtij muaji në Bruksel, theksohet në përgjigjen për MIA-n nga presidenti Pendarovskit.

Lidhur me çështjen e përfshirjes së mundshme të propozimeve bullgare në kuadrin e negociatave me BE-në, siç thuhet nga Kabineti, presidenti beson se teksti përfundimtar dhe miratimi i kornizës negociuese për çdo vend është një proces që kërkon konsensus të plotë midis vendeve anëtare dhe Unionit dhe baza mbi të cilën përcaktohet korniza është legjislacioni evropian, ku ka rregulla, por edhe praktikë, se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të jetë pjesë e kornizës.

“Në këtë kuptim, qëndrimi i presidentit Pendarovski bazohet në konstatimin se nuk duhet lejuar precedent në rastin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili do të lejonte çështje që prekin parametrat e identitetit dhe që nuk janë pjesë e legjislacionit evropian të përfshihen nëkornizat e negociatave. Korniza negociuese që do të miratohet nga BE-ja duhet të pranohet nga vendi ynë, pas së cilës do të fillojë zyrtarisht procesi që do të çojë në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE”, theksuan nga Kabineti i shtefit të shtetit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.