Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Për përparim të sigurt të të rinjve, nevojiten hapa seriozë dhe bashkëpunim të rajonit

Shkup, 11 gusht – Që të sigurohet përparim i sigurt të të rinjve, nevojiten angazhime serioze sistematike të cilat do të rezultojnë me rritje të përshpejtuar ekonomike, çrrënjosje të korrupsionit dhe modernizim të arsimit. Të rinjtë e meritojnë mbështetjen e institucioneve dhe duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, porositën pjesëmarrësit në konferencën e sotme ndërkombëtare kushtuar të rinjve të Ballkanit.

Konferencën e organizoi nga Agjencia për Rini dhe Sport me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë dhe theksi kryesor u vendos në sfidat e të rinjve në rajon dhe në përparimin e bashkëpunimit.

Sipas presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, fjalimi i të cilit u lexua në konferencë, lajmi i mirë është se të rinjtë tashmë janë po përfshihen në proceset e vendimmarrjes dhe krijimin e politikave në nivel qendror dhe lokal.

“Shembull për këtë janë Ligji për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore, strategjia e re për rininë, teksti i punës i Ligjit për punën rinore. Në dokumentet e reja do ta shtoja edhe kornizën për zhvillim MKD 2023 si platformë e përbashkët për zhvillim të Maqedonisë së Veriut. të rinjtë ishin përfshirë në çdo etapë në përpunimin e MKD 2030”, u potencua ndër të tjera në fjalimin e presidentit Pendarovski.

Në konferencë të pranishëm ishin edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, ministri serb i Rinisë dhe Sportit Vanja Udoviçiq, ministrja e Rinisë dhe Sportit e Malit të Zi, Vasilije Lalosheviq, si dhe përfaqësues të organizatave rinore nga Serbia dhe Shqipëria.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski theksoi se me investimin te të rinjtë, investohet në të ardhmen.

“Të rinjtë e meritojnë të gjithë mbështetjen e institucioneve, ndërsa ne duke investuar te të rinjtë, investojmë në të ardhmen. Qëllimi është bashkëpunimi i përbashkët për suksese të mëdha të të gjithë të rinjve në rajon. Ne nuk kemi alternativë tjetër veçse të krijojmë ura që lidhin të rinjtë dhe t’ua hapim rrugën përmes së cilës ata munden të realizohen dhe të jenë ndryshimi që të gjithë e dëshirojmë”, tha Mojsovski, duke shtuar se Ballkani i Hapur ofron perspektiva dhe mundësi të reja që sigurojnë përparim të sigurt të rajonit.

Ministri serb i Rinisë dhe Sportit Vanja Udoviçiq theksoi se është i rëndësishëm misioni i Ballkanit Perëndimor kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e të rinjve, ndërsa ministri i Rinisë dhe Sportit të Malit të Zi, Vasilije Lalosheviq, konsideron se duhet t’u jepen më shumë mundësi të rinjve. Lalosheviqi theksoi se sipas hulumtimeve më të reja, 45 për qind e të rinjve në Mal të Zi duan të dalin jashtë shtetit.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu theksoi se vendet e rajonit po përballen me një numër të madh të sfidave, por megjithatë shprehu besim se konferenca rinore do t’i arrijë qëllimet e dëshiruara ku të rinjtë do të mbështesin njëri-tjetrin, të bashkëpunojnë dhe të garojnë me konkurrencën lidhur me fushën edukativo-intelektuale.

Konferenca u mbajt në kuadër të Javës së Rinisë, ndërsa për nesër, sipas paralajmërimeve është paraparë ndarja e shpërblime për pjesëmarrjen e të rinjve në vilën presidenciale në Vodno dhe argëtim për të rinjtë në Parkun e Qytetit

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.