Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Për të qenë të lumtur dhe të suksesshëm mund të mjaftojë ndryshimi i thjeshtë

Nëse jeni student, adhurues ose ndjekës i Warren Buffett, me siguri jeni të vetëdijshëm për shumë nga këshillat e tij të suksesit për strategji më të mira investimi, ose për të pasur një jetë më të mirë.

Një nga këshillat klasike të Buffett mund të shërbejë si pikënisje për të kapërcyer pengesat që nuk ju lejojnë të shfrytëzoni plotësisht të gjithë potencialin tuaj.

Hiqni dorë nga zakonet tuaja të këqija. Sepse ato mund t’ju dëmtojnë shumë, transmeton Panorama.

Buffett tha: “Shoh shpesh njerëz që kanë këto modelet e sjelljeve vetëshkatërruese. Ata realisht janë futur në kurth prej këtyre sjelljeve”

Ai këshilloi studentët e diplomuar në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Floridës që të mësojnë dhe të praktikojnë zakone të mira sa më shpejt, përpara se të jetë tepër vonë. Çelësi, sipas Buffett, është që t’i kapni shpejt zakonet tuaja të këqija dhe t’i ndryshoni ato përpara se ato t’ju ndryshojë ju.

Buffett u tha studentëve: “Ju mund t’i hiqni qafe këto zakone shumë më lehtë në moshën ku jeni tani, sesa kur të bëheni në moshën time, sepse shumica e sjelljeve vijnë si forë e zakonit”. Ai shtoi: “Zinxhirët e zakonit janë shumë të lehtë për t’u ndjerë, derisa bëhen shumë të rëndë për t’u thyer”.

Pavarësisht nëse jeni duke mbaruar universitetin apo jo, zakonet mund të ndryshohen në çdo kohë, pavarësisht nga mosha ose faza e rrugëtimit tuaj të karrierës. Nëse po kërkoni të ndryshoni një zakon që nuk ju shërben më, atëherë ekziston një element që do ta bënte shumë më të lehtë këtë tranzicionin.

Ndryshoni ambientin tuaj

Kjo mund të jetë mënyra më e lehtë për të ndryshuar një zakon të padëshiruar që nuk funksionon më ose që po ju mban të mbërthyer në diçka të mërzitshme, por do t’ju duhet pak guxim për ta bërë këtë.

Ambienti në të cilin ndodheni mund të manipulojë vendimmarrjen tuaj shumë më tepër nga sa mendoni. Çdo ditë, ne përballemi me shumë zgjedhje – nga ato që lidhen me ushqimet që do të konsumojmë, e deri te detyrat që duhen përfunduar. Shumë prej këtyre zgjedhjeve ju afrohen fshehurazi, duke jua bërë shumë të vështirë që t’i rezistoni për shkak të ambientit ku ndodheni dhe të njerëzve me të cilët shoqëroheni.

Për shembull, a po ju bëjnë kolegët që të ndiheni keq? Jeni të lodhur nga kritikat dhe negativiteti? A jeni bërë pjesë e thashethemeve të padëshiruara? Atëherë, rivlerësoni njerëzit me të cilët shoqëroheni profesionalisht dhe zgjidhni me kujdes llojin e njerëzve që do të kontribuojnë në rritjen dhe në mirëqenien tuaj.

Mjedisi nga i cili rrethoheni mund të shkaktojë disa mendime dhe dëshira të caktuara, duke ju bërë që të silleni në mënyra që nuk do të dëshironit të silleshit. Pra, ndryshoni ambientin ku ndodheni dhe kështu do të trajnoni trurin tuaj për të bërë zgjedhje të tjera.

Filloni me një zakon të keq

Ky proces nuk është aq i vështirë sa mund ta imagjinoni, kështu që gjëja e parë që duhet të bëni është të ndaloni së menduari se duhet të ndryshohet e gjithë bota juaj. Në vend të kësaj, përqendrimi në rregullimin e gjërave të vogla, një nga një, është çelësi i ndryshimit të qëndrueshëm.

Charles Duhigg, autor i librit “Fuqia e zakonit: Pse bëjmë atë që bëjmë në jetë dhe biznes” (The Power of Habit: Why We Do What We Do in Life and Business), thotë se ndryshimin duhet ta mendoni si një projekt ku shpenzoni një muaj për të ndryshuar diçka, përgjithmonë.

Shpenzoni një muaj duke u fokusuar te diçka, dhe më pas kaloni te “projekti” tjetër. Në këtë mënyrë, ju do të mund të korrni përfitimet e kësaj qasjeje në vitet që do të vijnë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.