Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Përfaqësues të Bankës popullore me prezantime të veta në skriningun bilateral për sferën “kritere ekonomike”

Shkup, 23 dhjetor – Banka popullore është aktivisht e kyçur në aktivitetet e grupeve të punës rreth kapitujve dhe sferave të ndarë në procesin rrjedhës të skriningut bilateral me Bashkimin Evropian, thonë nga BP.

Nga atje kumtojnë se në kuadër të klasterit të parë – Vlerat fundamentale, ekonomistja kryesore, Aneta Kërstevska dhe drejtoresha e Drejtorisë për stabilitet financiar dhe politikë makroprudentepranë bankës popullore, Natasha Andreeska morën pjesë me prezantime të veta në fazën bilaterale të kontrollit analitik për sferën “kritere ekonomike”.

Nga BP potencojnë se përcaktimi i politikës monetare të Bankës popullore në Raportin e fundit të BE-së u vlerësua si adekuat. Gjithashtu, u prezantuan edhe lëvizjet në sektorin e jashtëm, me ç’rast u cek mirëmbajtja e vazhdueshme e rezervave devizore në nivel adekuat, që është posaçërisht me rëndësi për bankën qendrore e cila zbaton strategji të synimit të kursit devizor.

Banka popullore ka rol kryesor në krijimin dhe zbatimin e politikës makroprudente edhe në ndjekjen edhe në mirëmbajtjen e stabilitetit financiar.

“U cek edhe struktura e sistemit financiar dhe rëndësia e sistemit bankar për stabilitetin e përgjithshëm financiar. U theksua se sektori bankar po përballet mirë me rreziqet nga pandemia dhe aktivitetet e tij janë rritur madje edhe në kushtet rrjedhëse të imponuara nga kriza energjetike. Shtyllat kryesore të stabilitetit të bankave janë likuiditeti i lartë dhe stabil i solvencës”, theksojnë nga BP.

Nga atje cekin se kapitujt dhe sferat nga klasteri i parë hapen të parat, ndërsa do të mbyllen të fundit.

“Në sferën ‘kritere ekonomike’ shqyrtohen zbatimi dhe efektet nga rregullativa e cila zbatohet në rajone të ndryshme ekonomike, si dhe efektet nga zbatimi i politikave të cekura, strategjive dhe ndërhyrjeve reformuese në ekonomi. Qëllimi është që përmes ndjekjes së trendeve që të vlerësohet përparimi dhe konvergjimi gradual i ekonomisë vendore drejt ekonomisë funksionale të tregut dhe rritjes së aftësisë për përballje me presionet dhe forcat e tregut në BE”, thonë nga Banka popullore.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss