Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Përfshihet nga flakët banesa në Malësinë e Madhe, lëndohet 61-vjeçarja

Një banesë në fshatin Omaraj të Malësisë së Madhe është përfshirë nga flakët ditën e sotme, rreth orës 10:20.

Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Pronarja e banesës, shtetasja A. M., 61 vjeçe është dëmtuar si pasojë e flakëve. Ajo është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e ngjarjes.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss