Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Përfundoi debati parlamentar për FRONTEKS-in, Kodin Penal dhe Armatën

Shkup, 25 Janar – Ka përfunduar në Kuvend debati i përgjithshëm në kuadër të mbledhjes së 99-të mbi Propozim- ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative të realizuara nga Agjencia evropiane e rojës kufitare dhe bregdetare (FRONTEKS) në vend, Propozimi për Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal dhe Propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje e Hercegovinë në periudhën nga muaji maji deri në nëntor 2023.

Diskutimi për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal përfundoi sipas neneve 3, 4, 5, 6, 7, 11, 20 dhe 23, të cilat janë ndryshuar me amendamente në trupat punues.

Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, informoi se për votimin e këtyre pikave të rendit të ditës, deputetët do të njoftohen në mënyrë plotësuese.

Në kuadër të kësaj mbledhje parlamentare, Kuvendi konstatoi se tre kërkesa të paraqitura për interpretim autentik nuk janë të arsyetuara dhe nuk ka nevojë për interpretim autentik.

Bëhet fjalë për kërkesën e deputetit Jovan Mitreski për interpretim autentik të nenit 230 paragrafi 1 të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, të deputetes Sonja Mihailovska për interpretim të nenit 128 të Ligjit për marrëdhënie pune dhe kërkesën e parashtruar nga kryetari i komunës së Kumanovës për interpretim autentik të neneve 22, 26 dhe 31 të Ligjit për planifikim urban.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss