Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Perinski pohon se e gjithë procedura ka qenë OK, tani kërkon spjegime nga Arsovska

Shkup, 15 shtator – Ish drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, Zllatko Perinski, ka njoftuar se ka marë njoftim nga BEI se e gjithë procedura deri tani është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe nuk ka pasur dyshime për keqpërdorime të mundshme, informon Zhurnal.

Sipas tij, që nga fillimi janë respektuar kushtet dhe detyrimet për pagesën e mjeteve ndërsa prokurimet janë kryer në përputhje me udhëzuesin e prokurimit të BEI-së.

Siç shton Perinski, përpjekjet për të rishikuar strategjinë e prokurimit, pa arsyetim adekuat në këtë fazë të procesit të vlerësimit, ose mosrespektimi i parimeve të besueshmërisë, mund të shkaktojë një vonesë të konsiderueshme në procesin e prokurimit dhe në këtë mënyrë mund të rrezikojë disponueshmërinë e fondeve.

Në vijim reagiimi i plotë i Perinskit:

Epo, kryetare e qytetit, do të keni mjaft për të shpjeguar.

BEI përgënjeshtron Arsovskën dhe konfirmon se çdo hap i NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” është në përputhje me rregullat dhe procedurat.
BEI përfundon:
– Që nga fillimi i projektit janë respektuar kushtet dhe detyrimet për pagesën e mjeteve.
– Prokurimet janë kryer në përputhje me udhëzuesin e prokurimit të BEI-së dhe në përputhje me strategjinë e miratuar të prokurimit.
– Deri më sot, Komiteti i Vlerësimit, i ndihmuar nga një ekip me përvojë konsulentësh ndërkombëtarë, ka kryer detyrat e tij në mënyrë të përkushtuar.
-Përpjekjet për të rishikuar strategjinë e prokurimit, pa arsyetim adekuat në këtë fazë të procesit të vlerësimit, ose mosrespektimi i parimeve të besueshmërisë, mund të shkaktojë një vonesë të konsiderueshme në procesin e prokurimit dhe në këtë mënyrë mund të rrezikojë disponueshmërinë e fondeve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.