Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Përkeqësohet gjendja e Boki 13 në burg, rrezikon t’i hiqet lukthi

Shkup, 2 nëntor – Nga burgu i Idrizovës, Bojan Jovanovski – Boki 13, me urgjencë është dërguar në Klinikë dhe është mbajtur për mjekim, transmeton Zhurnal.

Avokati i tij Vlladimir Tufegxhiq, thotë se Jovanovski është mbajtur në klinikën kirurgjike pasi gjendja e tij është përkeqësuar. Vet Boki ka reaguar dhe ka kërkuar ndërprerje të vuajtjes së dënimit me burg para gjykatës penale, por kjo nuk i është pranuar përshkak se mjekja e burgut, Juliana Angellova, ka pohuar se në burg ai po e pranon trajtimin e duhur dhe nuk ka patur nevojë për mjekim spitalor.

“Gjendja e Boki 13 është në rrezik. Gastroskopia ka treguar se ka katër ulcera të reja dhe ekziston rrezik për heqjen e lukthit, por edhe përskaj pohimeve të mjekëve, gjykata beson rezultatet mjekësore dhe mendimet e mjekes së burgut të Idrizovës ku këto fakte janë të kualifikuara si supozite hipotetike”, thotë avokati Tufegxhiq./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.