Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Përparim i UCM-së në rang listën e SCIMAGO në vitin 2022

Shkup, 24 janar – Në renditjen e përgjithshme të 4364 universiteteve për vitin 2022, UCM është në vendin e 657-të, sipas rezultateve nga SCIMAGO Institutions Rankings servisin e renditjes së institucioneve të arsimit të lartë dhe institucioneve të kërkimit në botë, i cili bazohet në rezultatet kërkuese të referuara në bazën e indeksit SCOPUS të Elsevier.

Siç informon Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, në rezultatet për renditjen të publikuara në fillim të këtij viti, shënohet “trend i përmirësimit gjegjësisht nga vendi 743 për vitin 2020, drejt vendit 727 për vitin 2021 dhe 70 vende më lart për vitin 2022”. Gjatë kësaj publikohet renditja gjithëpërfshirëse, si dhe ndaras sipas indikatorëve të cilët i analizon kjo rang listë: ndikimi përmes rezultateve hulumtuese, ndikimi përmes novacioneve dhe ndikimit shoqëror.

“Gëzon e dhëna se te të gjithë këto indikatorë vërehet trend i përmirësimit. Sipas kësaj, UCM është renditur në mesin e 38 për qind të universiteteve të renditura botërore, gjegjësisht në 23 për qind të universiteteve të renditura në Evropën Lindore, si dhe në vendin e parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftoi universiteti.

Në mënyrë shtesë, siç bëhet e ditur, rezultatet shkencore te çdo universitet janë analizuar në 19 lëmi shkencore të definuara sipas SCIMAGO Institutions Ranking.

“Që një institucion të jetë pjesëmarrës në ndonjë lëmi të caktuar shkencore, është e nevojshme që ai në vitin e fundit të tejkalojë pragun minimal të rezultateve shkencore të arritura dhe të publikuara, sipas kritereve të SCIMAGO Institutions Ranking. Është me rëndësi që UCM është renditur në të gjitha 19 lëmit shkencore”, sqaroi Universiteti i Shkupit.

Në lidhje me numrin e publikimeve shkencore të publikuara nga kuadri akademik i UCM-së të referuara në bazën e indeksit të SCOPUS, shihet rritje e vazhdueshme e numrit të publikimeve shkencore: nga 538 në vitin 2014, numri i tyre në vitin e kaluar 2022 është 668.

“Besojmë se ky numër mund të jetë shumë më i madh për nga numri dhe cilësia e kuadrit shkencor-hulumtues”, njofton UCM përmes një kumtese.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss