Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Përpjekje e re për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të lartë publik

Shkup, 23 dhjetor – Këshilli i prokurorëve publikë me një kandidat sot do të bëjë tentativë të re për zgjedhjen e personit të parë të Prokurorisë së Lartë të Shkupit. Këshilli në seancë do të mund të votojë vetëm për prokurorin aktual Mustafa Hajrulahi, pasi Fatime Fetai dhe Burim Rustemi janë tërhequr nga gara.

Kjo do të jetë përpjekja e tretë për të zgjedhur një person për të menaxhuar këtë funksion. Zgjedhjet e parapara fillimisht nuk u zhvilluan për shkak se anëtarët e këshillit kërkuan kohë shtesë për të shqyrtuar biografitë e tre kandidatëve, por ndërkohë, Fetai e tërhoqi kandidaturën pa shpjegime. Edhe Rustemi doli nga gara, pasi këshilli mbeti pa kuorum gjatë tentativës së dytë zgjedhore, informon Zhurnal.

Hajrullahi, i cili tani nuk ka konkurrencë, ka marrë vërejtje nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për punën e prokurorisë në të cilën dëshiron të marrë një mandat tjetër. Në seancën kur u shqyrtua raporti, u konstatua se Prokuroria e Lartë e Shkupit nuk ka të dhëna për dëmin material të shkaktuar nga veprat penale, nuk ka realizuar asnjë konfiskim, ndërsa prokuroria ka pasur një numër të madh të hetimeve të prapambetura.

Në raportin para Këshillit të Prokurorëve Publikë, sipas procesverbalit, Hajrullahi nuk ka pasur shpjegim për vërejtjet, vetëm ka premtuar përmirësim të situatës.

Krahas Prokurorisë së Lartë në Shkup, sot drejtues do të duhet të presin edhe prokuroritë në Gostivar, Manastir, Veles, Kumanovë. Gjithashtu propozohet publikimi i shpalljes së re për prokurorët që do të ndjekin krimin e organizuar dhe korrupsionin, pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka marrë mbështetje nga Këshilli i Prokurorëve Publikë në zgjedhjet e kaluara./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss