Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Përse Pique dhe Shakira nuk janë martuar akoma pas 11 vitesh dhe dy fëmijëve?

Gerard Pique dhe Shakira janë në lidhje që nga viti 2011, por nuk janë martuar akoma.

Janë të shumtë ata që pyesin veten se përse nuk janë martuar ende pas më shumë se 11 vitesh bashkë dhe dy fëmijëve.

Edhe pse këngëtarja e ka bërë këtë në të kaluarën, ajo nuk është e gatshme të martohet për momentin me Piquen dhe vetë futbollisti ka shpjeguar situatën.

Shakira dhe Pique (Foto: Hola)

Shakira zakonisht i referohet Pique si burri i saj edhe pse ata nuk janë kurorëzuar. Pavarësisht kësaj, vetë artistja është shprehur se është “shumë rehat” me lidhjen e saj aktuale dhe thekson se i pëlqen ideja për të qenë “e dashura” e tij.

Gjatë një interviste me ish-futbollistin dhe bashkë lojtarin, Gary Neville, Pique u pyet për situatën.

“Pra, ju i keni kërkuar asaj [të martohet] dhe ajo ju ka refuzuar?”, pyeti Neville me shaka.

Shakira dhe Pique (Foto: Getty Images)

“Unë do t’ju thoja nëse do të kishte qenë kështu”, u përgjigj Pique.

“Nuk do të kisha asnjë problem ta pranoja, por nuk është kështu”, tha ai në Overlap të SkySports.

Shakira, Pique dhe dy fëmijët e tyre (Foto: Twitter)

“Ky është mentaliteti i saj”.

Shakira dhe Pique janë prindër të dy djemve: Milan dhe Sasha Mebarak.

Pique dhe Shakira (Foto: Getty Images)

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.