Tetovë, 16 Prill – Sot ekipet e NP Parkingu i Qytetit kanë shënuar parkingjet që do të jenë të rezervuara për personat me aftësi të kufizuara, në disa lokacione në të gjithë qytetin.
Kjo kategori njerëzish të harruar, për herë të parë pas tetë vitesh nga themelimi i kompanisë, fituan 13 vende parkimi adekuate.
Personat me aftësi të kufizuara do të përjashtohen nga pagesa, dhe parkimi për to, në këto vende parkimi do të jetë i pakufizuar në kohë
Të gjithë meritojnë trajtim të barabartë.Vizioni ynë është që Tetova të jetë qytet i të gjithëve, me vlera njerëzore dhe pa përçarje!