Tre ushtarë dhe dy kryengritës janë vrarë në bastisjen e pikëstrehimit të militantëve në Pakistan, kumtoi Armata e Pakistanit.
Përplasjet midis militantëve dhe ushtrisë ndodhi gjatë një bastisjeje në rajonin Kuram në afërsi të kufirit me Afganistanin, thuhet në kumtesën e Armatës së Pakistanit.
Në kumtesë më tej thuhet se “terroristët” e vrarë janë kyçur në sulmet mbi forcat e sigurisë në rajon.
Forcat pakistaneze shpesh kryejnë bastisje të tilla në mbarë vendin, ndërsa bastisja e fundit ka ndodhur dy ditë pasi qeveria kumtoi se një luftëtar taleban nga Kurami ka aktivizuar automjet-bombë në Islamabad të premten e kaluar.
Megjithatë, shkaku për këtë bastisje nuk është publikuar zyrtarisht.
Talebanët e njohur si Tehrik-e-Taliban Pakistan, të afërt me talebanët në Afganistan, janë aktivë në rajonin Kuram.