Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Peskov: Sabotimi i ”Nord Stream” i drejtuar dhe koordinuar nga BM

Kremlini akuzoi sot Britaninë e Madhe se qëndron pas shpërthimeve që dëmtuan tubacionet ”Nord Stream 1” dhe 2 në detin Baltik në shtator, të ndërtuara për të transportuar gazin rus në Evropë.

“Shërbimet tona sekrete kanë prova që sugjerojnë se sulmi ishte drejtuar dhe koordinuar nga specialistë ushtarakë britanikë”, u tha gazetarëve zëdhënësi presidencial rus, Dmitry Peskov.

“Ka prova se Britania e Madhe është e përfshirë në një sabotim, një sulm terrorist në (këto) infrastruktura jetike, jo ruse, por ndërkombëtare të energjisë”, vazhdoi Peskov.

”Veprime të këtij lloji nuk mund të lihen pa përgjigje. Do të reflektojmë për masat që duhen marrë”, shtoi ai.

Ushtria ruse kishte akuzuar edhe më parë Londrën se ishte e përfshirë në rrjedhjet e ”Nord Steeam”. Këto akuza erdhën pas një sulmi ukrainas me dron në flotën e saj të Detit të Zi në Krime, planifikimin e të cilit Moska ia atribuoi gjithashtu “ekspertëve britanikë”.

Mbrojtja britanike ka denoncuar “pretendimet e rreme” të Moskës që synonin “të largonin vëmendjen”.

Më 26 shtator, katër rrjedhje të mëdha u zbuluan në tubacionet ”Nord Stream 1” dhe 2 jashtë ishullit danez të Bornholm, dy në zonën ekonomike suedeze dhe dy në atë daneze.

Tubacionet e gazit ”Nord Stream” që lidhin Rusinë me Gjermaninë kanë qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike prej vitesh, të rënduara pas vendimit të Moskës për të shkurtuar furnizimet me gaz në Evropë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.