Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Petkov dhe Jetova të shtunën për vizitë në Manastir

Shkup, 14 prill – Kryeministri bullgar Kirill Petkov së bashku me nënkryetaren e Bullgarisë Ilijana Jetova, të shtunën më 16 prill do të vizitojë Manastirin, në organizim të ambasadës bullgare në vend.

Takim i kryeministrit Dimitar Kovaçevski apo të ndonjë përfaqësuesi qeveritar me delegacionin bullgar, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot informoi se po organizohet në korniza të REK Manastir që do të lidhë Manastirin me Elbasanin.

“Me kryeministrin Petkov jemi dakorduar se do të ketë takim zyrtar, por nuk mund të tregojë se kur do të jetë për shkak të gjendjes shëndetësore të kryeministrit, apo ndonjë nga ministrat në linjën e transmetimit Manastir – Elbasan, ndërsa më pas ata do të kenë angazhuan të tyre në Qendrën Kulturore në Manastir në organizim të Ambasadës së Bullgarisë, deklaroi Osmani,, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencë për shtyp sot në MPJ.

Paraprakisht, mediat bullgare njoftuan se Jotova me ftesë të Qendrës Kulturore “Ivan Mihajllov” do të hapë klubin e ri e kësaj shoqate në Manastir, ndërsa më 17 prill, ajo do të jetë në vizitë të Ohrit, kur do të vizitojë Qendrën ditore për fëmijë me autizëm. Projekti financohet nga Qeverisa bullgare si pjesë e programit të MPJ-së bullgare “Ndihma bullgare për zhvillim”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.