Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Petkov dhe Jotova në vizitë në Manastir

Manastir, 16 prill – Kryeministri i Republikës së Bullgarisë Kiril Petkov sot në Manastri do të hapë klub i cili do të punojë në kuadër të qendrës kulturore “Ivan Mihailov”. Kryeministri bullgar i shoqëruar nga nënkryetarja bullgare Iliana IJtova, ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska dhe ish ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva do të promovojnë projektet e qeverisë së vendit, të cilave do t’i paraprijë takimi i Petkovit me shoqatat bullgarë të qytetarëve në vend.

Përpara vizitës në Manastir, Petkov si kryeministër i parë bullgar që viziton qytetin nën Pelister tha se delegacioni i kryesuar nga ai do të jenë shumë njerëz nga parti të ndryshme, të cilët do të mbështesin komunitetin bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe që do të konfirmojnë se, siç tha, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë pjesë e Evropës dhe se të dyja palët do të lëvizin në atë drejtim.

Pas ceremonisë në Manastir, kryeministri bullgar Petkov dhe ministrja Gençovska së bashku me nikoqirët e tyre, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski të Maqedonisë do të vizitojnë dhe do të inspektojnë projektin energjetik “Manastir 2” i cili është pjesë e Korridorit. -8 ka dhe për qëllim realizimin e ndërlidhjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.