Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Petkov: Vendosa që e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë duhet të jetë në BE

Sofje, 11 maj – Vendosa se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë duhet të jetë në BE. Kjo është mirë për rajonin, deklaroi kryeministri bullgar Kiril Petkov në një intervistë për televizionin rumun Digi 24 TV, të emetuar më 9 maj, njoftuan sot mediat bullgare.

Sipas Petkovit, bullgarët duhet ta mësojnë se NATO-ja nuk është në Bullgari, por Bullgaria është në NATO.

Lidhur me kompromisin për veton për eurointegrimin e Shkupit dhe për atë çka do të ndodh me marrëdhëniet nëse Qeveria e tij bie, Petkov ka thënë se nuk mund të jetë përgjegjës për asgjë në këtë rast.

“Nuk mund të jem përgjegjës për asgjë në një rast të tillë. Vendosa se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë duhet të jetë në BE dhe kjo është mirë për rajonin”, deklaroi Petkov.

Ai në fund të muajit prill e përkujtoi Rumaninë dhe atje me kolegun e tij Nikollae Çuka ka biseduar në temë të gazit natyror dhe mundësive për furnizimin e energjisë përmes gazsjellësit nga fqinji bullgar.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.