Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Petkovi do të dorëzojë në parlament propozimin francez për heqjen e vetos

Sofje, 16 qershor – Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot në Asamblenë Popullore do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur vetë Petkovi para bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, informuan mediat bullgare.

Petkovi ka thënë se është “në hollësi i njoftuar me skemën se si do të ndodhë e gjithë kjo: Të enjten zyrtarisht do të dërgohet te të gjitha vendet anëtare të BE-së, ndërsa unë personalisht nesër do ta dërgoj në parlament. Personalisht pas meje qëndrojnë Emanuel Makron dhe Ollaf Shollc. Do ta pranojmë, ndërsa pastaj vazhdojmë më tutje”.

Dje, në vetë fillimin e takimit në Këshillin e Ministrave, Petkovi e ka lexuar kërkesën e tij, e cila është pranuar, “propozimi i presidencës franceze menjëherë të dërgohet në Komisionin kuvendor për politikë të jashtme”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.