Shkup, 9 qershor – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot i vizitoi mjekët ushtarak dhe personelin mjekësor në Qendrën ushtarake-mjekësore të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku bisedoi me nënkolonelen Elizabeta Naumoska, komandante e Qendrës dhe me mjekët dhe personelin mjekësor, ndërsa e vizitoi edhe repartin për veprimtari specialistike konsultative, laborator biokimik dhe repartin për trajnim mjekësor.
“Veprimtaria ushtarake-mjekësore është esenciale për mbajtjen e gatishmërisë luftarake të kamandove dhe njësive të Armatës dhe prandaj Ministria jep rëndësi të madhe edhe në zhvillimin e Qendrës ushtarake-mjekësore dhe në zhvillimin e mjekëve dhe personelit mjekësor në këtë Qendër”, tha ministrja.
Petrovska, siç kumton Ministria e Mbrojtjes, iu falënderua tërë ekipit mjekësor për kontributin e tyre gjatë realizimit të stërvitjeve ushtarake, duke e përfshirë edhe stërvitjen e këtij viti që është më e madhja deri më tani në shtetin tonë “Swift Response 22”, mbështetje mjekësore të aktiviteteve të Forcave qëllimore ballkanike, si dhe mbështetje joegoiste të shëndetësisë shtetërore gjatë pandemisë së koronavirusit. fb/
Në valën e parë të koronavirusit, shtojnë, me vendosjen e Spitalit të lehtë polak, Qendra i ka rritur kapacitetet kombëtare për përgjigje të pandemisë, ndërsa më vonë edhe mjekët ushtarak dhe personeli mjekësor janë përfshirë në mjekimin e qytetarëve.