Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Petrovska: Qëllimi ynë është të kontribuojmë aktivisht në NATO

Shkup, 22 dhjetor – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadori francez në vend, Siril Bomgartner sot në kuadër të manifestimit “Bisedimet Maqedoni e Veriut-Francë për mbrojtje”, para të rinjëve të cilët ishin mysafir në ngjarjen, kanë folur për marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës në fushën e mbrojtjes, rëndësinë e saj, intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO dhe rolin në Aleancë.

Ministrja e Mbrojtjes para studentëve të Fakultetit për siguri, të rinjve të Këshillit Veriatlantik dhe frankofonëve të rinj, duke iu referuar marrëveshjes me Francën, theksoi se deri tani Maqedonia e Veriut dhe Franca kanë arritje të mëdha në fushën e mbrojtjes, por ka ende shumë për të bërë në të ardhmen.

“Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, që nënshkruam në Paris është një kornizë ligjore që pasqyron vullnetin politik mes dy vendeve për bashkëpunim edhe më të fortë në fushën e mbrojtjes. Është një mundësi për bashkëpunim edhe më të fortë ndërmjet dy ministrive”, theksoi Petrovska.

Ajo theksoi se mbrojtja është një segment i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme dhe, siç theksoi, ajo që po ndodh në Ukrainë është vetëm një rikujtim i asaj që është thënë shumë herë – paqja nuk jepet një herë e përgjithmonë dhe duhet punuar vazhdimisht për të.

Ambasadori Bomgartner theksoi se Maqedonia e Veriut dalëngadalë po e zë vendin e saj plotësisht të merituar në Aleancën e NATO-s.

“Bashkëpunim mes dy vendeve tona ka ekzistuar në fushën e mbrojtjes, por kjo marrëveshje e re, e cila përfaqëson një kornizë ligjore, është një deklaratë e Francës dhe Maqedonisë së Veriut se duhet të përpiqemi të kemi një bashkëpunim edhe më të fortë, edhe më të rëndësishëm, veçanërisht për shkak të anëtarësimit të fundit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Kjo marrëveshje parashikon disa përcaktime teknike me korniza ligjore për të krijuar, për shembull, një hapësirë ​​për veprime të përshtatshme, por gjithashtu specifikon fushat në të cilat shkëmbimi do të jetë edhe më intensiv. Bëhet fjalë për një shkëmbim për një plan operacional, për një plan strategjik, por edhe për një shkëmbim të personelit ushtarak, seminare, vizita në terren, si dhe konsultime strategjike”, tha Bomgartner.

Ambasadori shtoi se është një kornizë që mundëson intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet RMV-së dhe Francës, mirëkuptimin e ndërsjellë, vizionet e përbashkëta për botën e sotme dhe kërcënimet ndaj të cilave ajo është e ekspozuar dhe do të mundësojë bashkëpunimin operacional.

Bomgartner, duke iu referuar kontributit të Maqedonisë së Veriut në NATO, theksoi se ky kontribut në këto dy vite u vlerësua njëzëri si pozitiv.

Ai shtoi se duhet të arrihet edhe interoperabiliteti, pasi secila ushtri është autonome dhe secila ushtri ka pajisjet e veta.

Ai, duke folur për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, tha se BE-ja në përgjithësi po përgatitet për integrimin e vendit.

“vërejmë se tani mund të ketë pasiguri në shoqëri në lidhje me të ardhmen evropiane, por personalisht nuk kam asnjë dyshim dhe do t’ju them se në përgjithësi Bashkimi Evropian po përgatitet t’ju integrojë dhe këtë ju them për t’ju inkurajuar, por edhe për t’ju bërë më të përgjegjshëm”, theksoi ambasadori francez Bomgartner.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss