Piktori i muraleve, Bledar Çakalli ka realizuar një tjetër vepër arti. ‘Artisti i rrugëve’ që me talentin e tij ka zëvendësuar shkarravinat banale me portretet e heronjve kombëtarë që përçojnë historinë e vendit tonë, ka pikturuar në Vlorë 5 figura të njohura shqiptare.
Tek “Uji i ftohtë” në Vlorë, Bledari ka pikturuar në mur, Gjergj Kastriot Skënderbeun, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Adem Jasharin, dhe Muharrem Rushitin e Çamërisë. Për të realizuar këtë punë artistike, piktori Bledar, shkruan se ka pasur ndihmën e 3 shqiptarëve të njohur, brenda e jashtë vendit.
I pari që ka kontribuar që Bledari të kryejë këtë pikturë artistike në mur, ka qenë shqiptari i Amerikës, Angelo Bushi, i dyti ka qenë një shqiptar i Zvicrës i cili dëshiron që emri i tij të jetë jopublik dhe këngëtarja Aurela Gaçe.

