Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Platforma e trotuarit te Mavrovasja shndërrohet në Parking! Kompetentët “të verbër”

Shkup, 21 shtator – Ndonëse Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me komunën e Çairit para disa muajsh vendosën shtylla hekuri si gardh mbrojtës, në mënyrë që veturat të mos ngjiten në platformën e trotuarit për këmbësorë te kompleksi Mavrovasja, për qytetarët kjo nuk ishte edhe pengesë e madhe sepse ishte një gjë që “rregullohet”. Qytetarë të panjohur, me shumë mundësi afaristë të dyqaneve në këtë kompleks, kanë shkulur nga vendi këto shtylla hekuri dhe kështu kanë krijuar për vete një parking privat ku munden lirisht pa pagesë të mbajnë veturën e tyre gjatë gjithë ditës derisa kanë dyqanet hapur, shkruan Zhurnal.

Kjo gjendje po shfrytëzohet dhe keqpërdoret për çdo ditë ndërsa këmbësorët dhe çiklistët kanë vështirësi në lëvizjen e tyre të lirë në vendin ku u takon atyre dhe shpesh detyrohen të zbresin në rrugë me biçikleta. Kjo gjendje është prezente që tek kompleksi Mavrovasja e deri te fillimi i Bit Pazarit. Pothuajse çdo afarist parkon veturën e tij para objektit të tij ku punon.

Duke patur parasysh që kjo pjesë është bulevar kryesor, kompetente për këtë zonë është Qyteti i Shkupit, mirëpo siç e dimë së fundmi kryetarja e Shkupit është hidhëruar me të gjithë dhe nuk ka kontroll të plotë të qytetit, andaj kjo detyrë i ngelet ta mer përsipër komunës së Çairit. Inspektorë nga komuna e Çairit mund të dalin në teren për të konfimuar gjendjen faktike dhe të ndërmeren masa që përsëri në atë vend të vendosen shtylla të cilat nuk mund të hiqen aq lehtë. Edhe pse trotuari është mjaftueshëm i gjerë, gjithsesi kjo nuk do të thotë se ai vend mund të shfrytëzohet si parking për vetura. Kjo gjendje së fundmi është shpeshtuar që kur u renovua tërësisht objekti i “Fontana”s i cili ishte djegur e më pas ishte rrënuar objekti i fortë ilegal.

Qytetarët presin që komuna e Çairit të ndërmer masa dhe të largohen këto vetura që aty dhe mos tu jepet qasje përsëri të futen në atë zonë.

Vetura të pranishme në vende të fshehta gjithashtu janë vërejtur edhe nën sheshin Skenderbeu, vend ky i cili ndoshta i përket komunës Qendër. Disa shoferë gjithashtu pronarë të dyqaneve rreth Universitetit të Evropës Juglindore kanë dëmtuar shtyllat mbrojtëse, i kanë hequr ato dhe janë futur nën urë duke krijuar strehim për veturat e tyre, me shpresë se aty nuk mund të futet marimanga dhe kështu veturat e tyre ndoshta janë të sigurta. Më parë ato vetura parkoheshin në zonën neutrale mes sheshit “Filipi i 2” dhe Çarshisë së Shkupit por së fundmi hyrja në atë zonë është bllokuar. Gjithashtu si parking më parë shfrytëzoheshte edhe hapësira ku tanimë gjendet parku i renovuar “Ibni Pajko”./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.