Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Po ndihmohen zejtarët

Veprimtaritë Zejtareske por edhe Zejtarët, të cilët veprojnë në vendin tonë, sigursht se viteve të fundit u prekën nga kriza finaciare, kjo si rezultat i Pandemisë së Korona Virusit, por tash së fundmi edhe i Krizave energjetike, pasojat po vërehen në të gjitha sferat e jetës, sidomos në ekonomi.

Ndër më të prekurat janë edhe veprimtaritë e ndryshme të zejtarëve në vend. Në shtetin tonë aktualisht kemi 7.000 zejtarë vetanak dhe 15.000 firma që ushtrojnë veprimtari artizanatesh të ndryshme.

Edhe përkundër faktit se çdo ditë përballen me mbijetesë, ata vazhdojnë të ushtrojnë veprimtaritë e tyre.

E për tu dalur në ndihmë sadopak, në kushte të këtilla nuk po mungon edhe ndihma e ofruar nga Qeveria.

Agron Fazlija, kryetar i Odës së Zejtarëve të RMV, thotë se Ministria e Ekonomisë ndihmoi me 5 pakot e kaluara gjatë Pandemisë me Virusin Korona, por edhe tani së fundmi kjo ministri po i ndihmon ata me 100 mijë Euro.

“Edhe këtë vit Ministria e Ekonomisë ka ndarë diku reth 100 mijë euro për subvencionimin e Zejtarive në paisje dhe repromateriale. Sigursiht se këto të holla nuk janë të mjaftueshme port ë njejtat janë para të cilat do të kontribuojnë për mirëmbajtjen e Zejtarive në këto moment të vështira e që jemi dëshmitarë se kemi krizë ekonomike, dhe besoj se këto mjete do të shkojnë në duart e Zejtarëve me shpresën që sado pak ti ndihmojmë dhe të kontribuojnë në bizneset e tyre”, – u shpreh Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazlija.

Sa i përket Zejtarëve e Zejeve të cilat veprojnë në territorin e komunës së Kumanovës, Fazlija  na njoftoi se për herë të parë ndodh që Komuna e Kumanovës subvencionon me mjete financiare me nga 10 mijë denarë, Zejtarët e kësaj komune.

“Për herë të parë Zejtarët do të marrin para të gatshme, po e potencoj këtu se paraprakisht kanë përparësi Zejtarit e vjetra,  pasiqë ata kanë prodhime të vjetra Zejtareske pasi të njejtit kontribuojnë edhe në ruajtjen e traditave dhe kulturave tona të vjetra, meritojnë që të kenë subvencionim në këto mënyra, Unë I shprehi mirënjohje dhe falenderim kreut të Kumanovës, Maksim Dimitrievski sepse e pa të arsyeshme dhe menjëher veproi dhe na doli në nduihmë”, – na deklaroi Agron Fazlija.

Fazlija, gjthashtu na njoftoi se pas një takimi që pati me kreun e Likovës, Erkan Arifi, u dakorduan për formalizimin e Zejeve dhe Zejtarëve nga kjo komunë, pasi që të njejtit nuk kanë interes për regjistrim, e kjo sjellë edhe deri te mos përfitimi i këtyre mjeteve finaciare.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.