Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prishtinë

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi në orët e para të së hënës në rrugën “Luan Haradinaj”.

Ajo tha se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar dy persona.

Në njërën prej veturavejanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe pesë fishekë.

“Sot rreth orës 03:00 ne rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Zyratrët nga njësiti i trafikut, në njërën nga veturat e aksidentuara, kanë gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri dhe pesë fishekë. Lidhur me këtë në stacionin policor Qendra, është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që procedurat policore ndaj personit të dyshuar do të kryhen pasi i njëjti të përfundoj trajtimin mjekësor”, tha Ahmeti.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss