Shkup, 9 korrik – Vazhdon protesta e punëtorëve të Higjienës Komunale, të cilët kërkojnë plotësimin e kushteve, rritje të rrogave dhe kthimin e kolegëve të tyre të përjashtuar në puna. Punëtorët shprehen se drejtoresha kundrejt tyre përdorë gjuhë vullgare, duke i quajtuar ata mbeturina-mbledhës (gjubrexhi).
Ata, mënyrën se si sillet drejtoresha dhe kushtet në të cilat punojnë, me pagë minimale e quajnë: “të rreh dhe nuk të lë të qash”. Në shenjë revolte, punëtorët nuk kanë shkuar fare në shtëpi, ndërsa kërkojnë edhe mirëkuptimin e qytetarëve, njofton Portalb.mk.