Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Policia qëllon mbështetësit e ish-presidentit në Peru, dhjetëra viktima

Të paktën 17 persona humbën jetën në përleshjet e radhës me mbështetësve të ish-presidentit dhe forcave të policisë në Perunë juglindore.

Epiqendra e dhunës kësaj here ishte qyteti i Juliaca, ku dhjetëra persona të tjerë mbetën të plagosur në një prej incidenteve më të rënda që kur ish-presidenti Pedro Castillo u arrestua muajin e kaluar për përpjekje për të shpërndarë Kongresin.

Mbështetësit Castillo tashmë ndodhen në rrugë në protesta prej disa javësh. Ata nuk e pranojnë presidenten e re Dina Boluarte dhe duan zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri Alberto Otárola denoncoi përleshjet në Juliaca, duke i përshkruar ato si një sulm të organizuar ndaj policisë. Ai tha se mijëra njerëz ishin përpjekur të pushtonin aeroportin dhe një stacion policor.

Ndërkohë, që nga ana tjetër protestuesit akuzojnë policinë se po ushtron dhunë mbi ta. Ata kërkojnë largimin e presidentes.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss