Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Pollozhani komenton deklaratën e Vuçiqit: Bandat politike në Ballkan i ka zënë frika nga Albin Kurti

Shkup, 11 shkurt – Duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në mbrojtje të BDI-së, ish i përndjekuri dhe i burgosuri politik Shpëtim Pollozhani thotë se bandat politike në Ballkan i ka zënë frika nga Albin Kurti. Thotë se BDI dhe opozita kosovare janë në një linjë me Vuçiqin dhe se ia dërgojnë ujin në fushën e tij. Përkrahjen e Vuçiqit për BDI-në në këtë kohë, Pollozhani e vlerëson si shumë të rrezikshme.

“Tani në këtë moment gjithë bandat politike në Ballkan i ka zënë një dridhje nga fryma e Albinizmit, e cila më është rrëzuar dhe po i rrëzon drunjtë e kalbur një nga një. Përkrahja e BDI-së tani në këtë moment kaq të rrezikshëm për Kosovën ku në të gjitha anët armiqtë i bringëllojnë me armë është një harakiri, harakiri i vërtetë. BDI dhe opozita kosovare është në një linjë me qëndrimet e Vuçiqit se Kurti është problematiku numër një në Ballkan, mirëpo për fat të mirë niveli intelektual, kapaciteti njerëzor dhe profesional i Kurtit e bindi faktorin ndërkombëtar që ata të kthehen nga ai duke u nisur nga fakti se është fat i madh edhe për ato se doli një politikan i pjekur, serioz dhe kompetent të udhëheq me Kosovën. Qëndrimi i BDI-së në këtë moment është katastrofal dhe është vdekjeprurës për të dhe dhimbjen e kësaj gjendje, sjelljeje ata besoj se do ta kuptojnë në zgjedhjet e ardhshme me rotacionin e pushtetit”, deklaroi Shpëtim Pollozhani, Ish i burgosur politik.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss