Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Polonia do të ndërtojë mur përgjatë kufirit me Kaliningradin e Rusisë

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka urdhëruar të mërkurën ndërtimin e një barriere të përkohshme përgjatë kufirit me enklavën ruse të Kaliningradit.

Një vendim i tillë vjen pas Varshava dyshon se Rusia po planifikon të ndihmojë migantët aziatikë dhe afrikanë për kalime ilegale të kufirit.

Ministri polak ka thënë se duhet të rritet siguria e kufirit në mënyrë që Polonia të ndihet e sigurt.

Ai ka thënë se ka autorizuar ndërtimin e një barriere të përkohshme në kufirin e gjatë prej 210 kilometrave.

Punimet do të nisin menjëherë.

Kufiri i Polonisë me Bjellorusinë është kthyer vitin e kaluar në krizë të madhe të migrantëve, pasi një numër i madh i njerëzve kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht.

Polonia pati nisur ndërtimin e një muri prej çeliku me Bjellorusinë dhe punimet kanë përfunduar në qershor të këtij viti.

Liderët polakë dhe ata të Bashkimit Evropian kanë akuzuar Qeverinë bjelloruse – e cila është e lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin – për organizim të migrimit, në mënyrë që të krijohet kaos në Bashkimin Evropian.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.