Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Potter i lumtur me paraqitjen e Chelsea ndaj Salzburg

Skuadra e Chelsea vazhdon të jetë në krizë të rezultateve.

Chelsea nuk arriti të merrte fitore as mbrëmë në Champions League.

Trajneri i ri i ‘Bluve’, Graham Potter megjithatë është shprehur i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Lojtarët dhanë gjithçka”, ka thënë Potter.

“Isha krenar me mënyrën se si reaguan ata, nuk është e lehtë të ndryshosh trajnerin dhe gjithçka që po vjen, por reagimi i tyre ishte brilant. Sa i përket efortit, ishte aty”, shtoi tutje anglezi.

Chelsea vazhdon të jetë pa fitore këtë edicion në Champions League, ku është përballur me Dinamo Zagreb dhe Salzburg. Ndeshja e ardhshme në këtë kompeticion për ‘Blutë’ do të jetë ndaj Milan.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.