Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Prania e delegacionit bullgar në hapjen e klubit me emër kontrovers – përpjekje e papërshtatshme për promovimin e progresit në përafrimin e qëndrimeve të dy qeverive

Shkup, 18 prill – Prania e delegacionit bullgar në hapjen e klubit me emër kontrovers, roli i së cilit nuk është qartësuar deri në fund në aspektin historik, paraqet përpjekje të papërshtatshme për promovimin e progresit në përafrimin e qëndrimeve të të dyja qeverive, që do të rezultonte me fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në, konsideron Këshilli i Ambasadorëve.

“Këshilli i ambasadorëve vlerëson se vizita e politikanëve bullgarë, si edhe përfaqësuesve të partive të caktuara politike, qeverisë, parlamentit dhe presidenti i shtetit, ndërsa me ftesë të shoqatave të bullgarëve nga Maqedonia e Veriut, të kryesuar nga kryeministri Kirill Petkov të cilët e vizituan qytetin e Manastirit, ndërsa një pjesë e tyre edhe Ohrin mund të ishte në funksion të përforcimit të mëtejmë të marrëdhënieve të mira fqinje midis dy vendeve miqësore”, qëndron në kumtesë.

Këshilli i Ambasadorëve e përshëndet qëndrimin e kryeministrit Petkov se vetoja e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në nuk sjellë asgjë të mirë për bullgarët e Maqedonisë së Veriut, që është një njohje e shprehur për herë të parë nga një politikan bullgar.

“Nga ana tjetër, deklaratat e ish-MPJ-së së Bullgarisë, asaj aktuale, si edhe nënkryetares flasin për mosunifikim në koalicionin qeveritar dhe kryetarit për çështjen e vetos. Veçanërisht opinioni në Maqedoninë e Veriut në konotacion negativ i pranoi deklaratat kontroverse të nënkryetares për pozitën e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe pakicën maqedonase në Republikën e Bullgarisë”, theksojnë që atje.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.