Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Prej nesër fillon avio linja e re Shkup – Izmir

Shkup, 1 qershor – Aviolinjë e re sezonale Shkup – Izmir fillon prej nesër. Pegasus Erlajns (Pegasus Airlines) dhe Sanekspres (Sunexpress), do të fluturojnë në këtë rutë ajrore, gjatë tërë sezonit veror, nga fillimi i qershorit deri nga fundi i tetorit.

“Jemi të kënaqur që hapet kjo linjë ajrore sezonale mes Shkupit dhe Izmirit, si një nga qendrat turistike kryesore të Turqisë, ku deri tani nuk ka pasur linjë të drejtëpërdrejtë. Izmiri është destinacion atraktiv për qytearët e Maqedonisë së Veriut, si në aspekt të udhëtimeve turistike, ashtu edhe në aspekt të biznesit, duke marrë parasysh që është qyteti i tretë më i madh në Turqi, ku është sistemuar porti më i rëndësishëm eksportues dhe ku mbahen panaire të ndryshme. Jemi të sigurtë se kjo linjë do të kontribuojë edhe për rritjen e numrit të turistëve, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve. Me potencialin e tillë, shpresojmë se në të ardhmen do të mund të bëhet edhe aviolinjë e rregullt gjatë tërë vitit”, deklaroi Metin Batak, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Siç kumtuan nga TAV Maqedoni, aviotransportuesi Pegasus fillon të fluturojë në relacionin Shkup-Izmir prej nesër, 2 qershor dhe do të fluturojë deri më 27 tetor, çdo të enjte, me kohë të arritjes në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në ora 14 e 20 minuta dhe me kohë të nisjes për Aerportin Adnan Menderes në Izmir në ora 15 e 20 minuta, si dhe çdo të diel, me kohë të arritjes në Shkup në ora 9 e 55 minuta dhe kohë të nisjes për në Izmir në ora 10 e 45 minuta.

Aviotransportuesi Sanekspres, megjithatë, do të filloj me fluturime në aviolinjën e njëjtë më 12 qershor dhe do të fluturojë deri më 2 tetor çdo të diel, me kohë të arritjes në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit në ora 1 e 35 minuta dhe kohë të nisjes për Aeroportin Adnan Menderes në Izmir në ora 2 e 25 minuta.

Nga TAV Maqedoni presin aviokomunikacion të rritur në sezonin e ardhshëm veror në të dy aeroportet e vendit – Aeroportin ndërkombëtar Shkup, prej ku në këtë moment fluturohet deri në 43 destinacione dhe Aeroportin Shën Apostull Pali i Ohrit, prej ku në këtë moment ka fluturime deri 13 destinacione.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.