Thursday, September 21, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Prej sot deri më 31 tetor aplikim për mbështetje financiare për grurë, elb, thekër, tërshërë dhe lulediell

Prej sot e deri më 31 tetor të gjithë bujqit të cilët në vitin prodhues 2021/2022 kanë pasur hapësira të mbjella dhe të korrura me grurë, elb, thekër, tërshërë dhe lulediell në sipërfaqe mbi një hektar, të cilët prodhimtarinë e realizuar e kanë shitur në kapacitete të regjistruara përpunuese dhe kanë realizuar të ardhura prej të paktën 4.000 kilogramë grurë për një hektar, 3.000 kilogram elb, thekër dhe tërshërë dhe 1.500 kilogramë lulediell, do të mund të aplikojnë për ndihmë financiare shtesë.

Siç bëri të ditur Agjencia Pagesore, vlera e ndihmës financiare shtesë është 5.760 denarë për një hektar.

“Të gjithë bujqit të cilët i përmbushin kushtet për marrjen e kësaj ndihme do të mund të aplikojnë në mënyrë elektronike dhe në kërkesë duhet të bashkëngjitin vërtetim për prodhimtarinë e dorëzuar të dhënë nga kapaciteti i regjistruar përpunues. Ata bujq të cilët nuk munden që vetë në mënyrë elektronike të regjistrohen për marrjen e ndihmës financiare do të mund të paraqiten për ndihmë në njësitë rajonale të MBPEU”, bën të ditur Agjencia.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss