Saturday, December 3, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Prej sot nuk qarkullojnë autobusët privat të linjave 9, 12, 22, 23 dhe 45

Shkup, 21 nëntor – Autobusët privat të linjave 9, 12, 22, 23 dhe 45, sot nuk do të qarkullojnë për shkak se NQP “Shkup” apo Qyteti i Shkupit nuk i ka paguar borxhin kompanisë “Slloboda Prevoz”.

“Me përpjekje përfundimtare do të sigurohet transport i rregullt i linjave: 11, 11a, 47, 55, 61, 63 dhe 73, si dhe linjat periferike pjesërisht financohen edhe nga komunat të cilat nuk janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, që të mos ndodh për shkak të mosplotësimit të atij transporti të kenë arsye për të mos i paguar mjetet në NQP”, njoftoi “Slloboda prevoz”.

Ata njoftuan se përfaqësuesit e transportuesve nga të gjitha linjat në ora 9:00 do të jenë para zyrave të Qytetit të Shkupit ku do të kërkojnë takim urgjent me sekretarin e Qytetit të Shkupit të cilit do t’ia përcjellin problemet me të cilat ballafaqohen, lidhen me borxhin e madh të NQP-së ndaj tyre. Ata gjithashtu do të kërkojnë përgjigje për disa pyetje, duke përfshirë pse dhe ku përfundojnë mjetet e grumbulluara në NQP nga biletat e shitura, si dhe për transportin e nxënësve nga të cilët duhet të paguhen transportuesit privatë.

Varësisht nga rezultati i atij takimi, përgjigjet e marra dhe zgjidhjet e propozuara, do të varet ecuria e mëtejshme e transportit dhe funksionimi i transportuesve.

Një muaj më parë autobusët e NQP “Shkup” nuk kanë qarkulluar për një ditë pasi punëtorët hyrën në grevë kolektive për shkak se nuk kishin marrë pagat. Më pas, për shkak të borxhit që nuk mund të paguhej nga NQP, përkatësisht nga Qyteti i Shkupit, autobusët e transportuesit privat “Makekspres” ndërprenë qarkullimin.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.